Ftesë për regjistrim të nxënësve

Deri te: Bashkësia lokale, dhe shkolla periferike e fshatit  Bojanë

 

F T E S Ë

Të nderuar prindër.

Ju njoftojmë, që bashkë me fëmijën tuaj, të vini në lokalet e SHFK “ IBE PALIKUQA “ f.Bojanë, për të realizuar regjistrimin e fëmijës tuaj në klasë të parë.

Këtë vitë shkollor, regjistrohen fëmijët e lindur  në vitin 2011-të. Pra edhe njëherë ua bëjmë me dije se prezenca juaj është e nevojshme dhe e obligueshme. Me vete duhet të merrni: fëmijën tuaj, çertifikatën e lindjes ( pa marr parasysh afatin )  si dhe vërtetimin e vaksinave ( duhet ta merrni në ambullancë ).

Njëherit njoftojmë prindërit se të drejtë regjistrimi kanë edhe fëmijët e lindur prej 01-31 janar të vitit 2012-të. Fëmijët e lindur sipas datës së sipërpërmendur, nuk do të llogariten si të regjistruar pa testim psiko-fizik nga bashkëpunëtorët profesional.

Fëmijët e lindur pas 31 janarit 2012, nuk do të merren në konsideratë nga inspektorati dhe MASH ( Ministria e arsimit dhe shkencës ).

Ju bëjmë me dije se në regjistrimin e fëmijës suaj duhet të marrin pjesë të dy prindërit, në bazë të rekomandimeve për regjistrim të nxënësve, e ardhur nga BZHA-ja e R.M. Prezenca e njërit prind është e domosdoshme  me që në ditën e regjistrimit duhet të plotësoni formularët:

  1. TË DHËNA PËR NXËNËSIN- ( FLETËREGJISTRIM )
  2. TË DHËNA PËR PRINDËRIT.

Regjistrimi do të bëhet gjat muajit maj, 01-31.maj 2017.

 

Ju mirëpresim!

 

           Maj 2017                                                                            SH F K “ IBE PALIKUQA “ Bojanë

                                                                                                          Bashkëpunëtorët profesional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *