Shkolla fillore komunale “ IBE PALIKUQA “është e vendosur në fshatin Bojanë. Fshati Bojanë shtrihet në Veri-perendim të shkupit në largësi prej 23,4 km në  rrugën Shkup –Tetovë.Në këtë mjedis me perspektivë, arsimi zhvillohet vetëm në kuadër të shkollës fillore  komunale “ IBE PALIKUQA “ në fshatin Bojanë dhe dy shkollat periferike në fshatin Llaskarcë dhe Paniçarë. Këto tre shkolla janë të themeluara në vitin 1945, si shkolla fillore katërvjeçare,prej vitit 1967 në Bojanë hapet shkolla tetëvjeçre, në vitin 1970 edhe shkolla periferike e Llaskarc dhe Paniçarë shëndërohen në tetëvjeçare. Që prej themelimit të tyre e deri më sot, një periudhë si të veçanta e mandej edhe të integruara në një shkollë qendrore, këto objekte edukativo-arsimore në çdo aspekt kanë shënuar një zhvillim permanent në edukimin dhe arsimimin e brezit të ri. Krahas rritjes së numrit të nxënësve,si rezultat edhe i rritjes së numrit të popullatës, janë zgjeruar edhe lokalet e shkollave.Shkolla fillore në Bojanë,Saraj-Shkup, është ndërtuar në vitin 1935, me material të dobët,  në vitin 1967 janë ndërtuar tre klasë të reja. Shkolla disponon me nëntë klasë të cilat disa nuk i plotësojnë normat pedagogjike për zhvillimin e procesit edukativo-arsimorë, kjo shkollë ka pesë zyra për personelin e shkollës drejtor, pedagog/psikolog,bibliotek dhe sekretar-arkatar.Shkolla qendrore së bashku me ato periferike disponon me një sipërfaqe shfrytëzuese prej afro 1032 m2, në formë të lokaleve.Të theksojmë se në fshatin Bojanë mësimi prej klasës së parë deri në klasën e nëntë është zhvilluar dhe zhvillohet në gjuhën shqipe, po ashtu edhe shkollat periferike Llaskarcë dhe Paniçarë mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe. Në fshatin Paniçarë mësimi mbahet në klasë të kombinuara I-II-IV,III-V,  VI-VII, VIII-IX.. Prej themelimit shkolla ka këtë emër, kanë dalë mjaft gjenerata të suksesshme nxënësish të cilët për rezultatet e arritura janë shpërblyer nëpër shumë gara në nivel komunal, të qytetit të Shkupit, Republikan dhe më gjërë.