Shkolla fillore komunale “ IBE PALIKUQA “është e vendosur në fshatin Bojanë.

Fshati Bojanë shtrihet në Veri-perendim të shkupit në largësi prej 23,4 km në  rrugën Shkup -Tetovë. Vendi është i njohur për kultivimin e vreshtave. Fshati i takon Komunës së Sarajit, respektivisht trevës së Dervenit.Për nga karakteri ekonomik ky lokacion është më tepër bujqësor. Në afërsi të fshatit Bojanë gjendet edhe fshati Llaskarcë i cili poashtu ka karakter të zhvillimit ekonomik bujqësor . Edhe fshati i tretë Paniçarë që bën pjesë në këtë lokacion, është fshat më kodrinoro-malor dhe ka karakter bujqësoro-blegtoral. Përndryshe i tërë ky territor ku shtrihen shkolla qendrore në fshtain Bojanë dhe dy shkollat periferike në përbërje të saj, në fshatin Llaskarcë dhe Paniçarë, nuk është ekonomikisht aq i zhvilluar, nuk ka objekte të rëndësishme industrial-ekonomike. Popullata,  respektivisht prindët e nxënësvepjesërrisht merren me bujqësi dhe një pjesë e tyre janë të punësuar nëpër organizata e ndërmarrje të ndryshme, por ka mjaft prind që nuk janë të punësuar dhe përbëjnë grupin e të rrezikuarve social. Përndryshe ky regjion i Komunës së Sarajit ka një zhvillim relativisht mesatar ekonomik.

Duke u nisur nga performansat natyrore që i posedon ky rajon, e në veçanti fshatrat ku gjendet shkolla fillore komunale “ IBE PALIKUQA “si dhe me themelimin e Komunës së Sarajit, ligjit të ri për decentralizim dhe iniciativat e ndryshme, krijohen mundësi reale dhe optimal për zhvillimin dhe përparimin e përgjithshëm ekonomik, kulturor, arsimor, shëndetësor, etj. Në këtë mjedis me perspektivë, arsimi zhvillohet vetëm në kuadër të shkollës fillore  komunale“ “ IBE PALIKUQA ““në fshatin Bojanë dhe dy shkollat periferike në fshatin Llaskarcë dhe Paniçarë. Këto tre shkolla janë të themeluara në vitin 1945, si shkolla fillore katërvjeçare, Prej vitit 1967 në Bojanë hapet shkolla tetëvjeçre, në vitin 1970 edhe shkolla periferike e Llaskarc dhe Paniçarë shëndërohen në tetëvjeçare. Që prej themelimit të tyre e deri më sot, një periudhë sit ë veçanta e mandej edhe të integruara në një shkollë qendrore, këto objekte edukativo-arsimore në çdo aspekt kanë shënuar një zhvillim permanent në edukimin dhe arsimimin e brezit të ri. Krahas rritjes së numrit të nxënësve,si rezultat edhe i rritjes së numrit të popullatës, janë zgjeruar edhe lokalet e shkollave.

Shkolla fillore në Bojanë Saraj Shkup, është ndërtuar në vitin 1935, me material të dobët,  në vitin 1967 janë ndërtu tre klasë të reja. Shkolla disponon me nëntë klasë të cilat disa nuk i plotësojnë normat pedagogjike për zhvillimin e procesit edukativo-arsimorë, kjo shkollë ka tre zyra për personelin e shkollës drejtor, pedagog, psikolog dhe sekretar.Mendojmë dhe është e nevojshme që në këtë shkollë të ndërtohën novejtorët në të objektit shkollorë. Në periudhën e ardhëshme shkolla ka nevojë për ndërtim të një biblioteke e cila është e pa tjetërsueshme si dhe renovimi i shkollës në pjesën e jashtme. Në vitin 2008 shkolla u renovua tërrësisht në pjesën e mbrendëshme u instalua nxemja qëndrore.

Poashtu vazhdimisht janë bërë riparime dhe përmirësime në të tri objektet shkollore, mirëmbajtjen e tyre dhe krijimin e ambientit sa më të përshtatshëm për nxënësit.

Shkolla qendrore së bashku me ato periferike disponon me një sipërfaqe shfrytëzuese prej afro 1032 m2, në formë të lokaleve.

Të theksojmë se në fshatin Bojanë mësimi prej klasës së parë deri në klasën e nëntë është zhvilluar dhe zhvillohet në gjuhën shqipe, po ashtu edhe shkollat periferike Llaskarcë dhe Paniçarë mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe. Në fshatin Paniçarë mësimi mbahet në klasë të kombinuara I-II-III, IV-V, VI-VII, VIII-IX. Prej themelimit shkolla ka këtë emër, kanë dalë mjaft gjenerata të suksesshme nxënësish të cilët për rezultatet e arritura janë shpërblyer nëpër shumë gara në nivel komunal, të qytetit të Shkupit, Republikan dhe më gjërë. Vlen të përmendet se pas kryerjes së arsimit fillor një numër i madh i nxënësve vazhdojnë në shkolla të mesme dhe fakultete. Një numër i tyre sot janë arsimtarë në këtë shkollë ku me sukses realizojnë procesin edukativo-arsimorë. Me zhvillimin edhe më të madh të përgjithshëm ekonomik, decentralizimin e suksesshëm dhe krijimin e subjektit komunal efikas bazik në këtë shkollë do të zhvillohët edhe më tepër dhe më me sukses.