Roli kryesor dhe misioni i kësaj shkolle është që të mësojë dhe arsimojë nxënës të të gjitha bashkësive etnike, bazuar në konceptin për edukim dhe arsim fillor nëntëvjeçar duke implementuar suksesshëm programet e reja mësimore dhe duke i pajisur me njohuri të nevojshme, shkathtësi dhe aftësi që të përballen me suksesshëm me të gjitha vështirësitë që dalin nga procesi edukativo-arsimor.

Misioni i shkollës do të lëvizë në drejtim të aftësimit dhe edukimit të nxënësve të të gjitha bashkësive etnike, për një sjellje shoqërore me përgjegjësi ndaj shkollës, shokëve e shoqeve  dhe rrethit ku jetojnë veprojnë, mbi baza të parimeve demokratike, tolerancës, mirëkuptimit të ndërsjellë   të posedimit të iniciativave, konstruktivitetit dhe aftësisë.

Duke u nisur roli mjaft i rëndësishëm edukativo-arsimorë dhe roli në mjedisin ku vepron dhe shoqëritë në përgjithësi, kjo shkollë do të jetë e hapur për bashkëpunim me të gjitha subjektet e interesuara, e në veçanti  me mjedisin lokal, prindët, komunën etj.