Godina e shkollës periferike në fshatin Llaskarcë është ndërtuar në  vitin 1948 me material të dobët. Mësimi organizohet dhe mbahet në 4 klasa dhe në dy ndrrime dhe një lokal hapësirorë të adaptuar për organizimin e mësimit të klasës së ( I ) parë.

Godina e shkollës periferike në fshatin Paniçarë është ndërtuar në vitin 1967 me material të fortë ndërtimor dhe është në gjendjë jo të mirë fizike. Shkolla mirëmbahet në mënyrë permanente me qëllim që të ofrojë kushte optimale për mbajtjen e mësimit. Shkolla ka katër klasë, mësimi zhvillohet në klasë të kombinuara dhe në një ndrrim.